Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit!
- Mar 7, 2024
- 1 min read
Çdo vit festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887 u hap në Korçë nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe. Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik (jo fetar) ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.
Dita e Mësuesit është festë kombëtare dhe nuk është vetëm për punonjës të arsimit shqiptar, por edhe për nxënës e studentë, është një festë që festohet në çdo familje shqiptare. Kjo është një traditë e bukur e krijuar tek populli ynë.
Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha për zhvillimin e arsimit kombëtar, gjithashtu respektojmë e nderojmë punën e palodhur të të gjithë armatës së mësuesve.
GËZUAR 7 MARSIN!
NDERIM E MIRËNJOHJE PËR PUNËN TUAJ TË PALODHUR!
















