top of page

Hermes Shkullaku beson se liqenorët nuk do të ndalen deri në fund

  • Apr 2, 2025
  • 1 min read

Ekipi i Pogradecit është tashmë në ritmin e duhur për të qenë një ekip pretendent për një kalim në Superligë.


Kjo natyrisht, jo nga vendet e para, por nga faza e mëtejshme. Për të arritur deri atje janë edhe tre javë dhe për këtë Hermes Shkullaku është i bindur se: “Ne nuk do të ndalemi, do të arrijmë të marrim fitore me të gjitha ekipet deri në fund. Vijmë pas dy fitoreve me ekipet e kreut dhe tani duket qartë diferenca jonë në fushën e lojës.”


Pogradeci është një ekip me investime të mëdha në këtë sezon dhe që në fillimet e tij u ndërtua për të qenë pretendent. Megjithatë, edhe pse pati disa oshilacione në fazën e parë, kjo e penalizoi për të humbur ritmin me ekipet kryesuese. Pavarësisht kësaj, Shkullaku mendon se: “Ne jemi në garë dhe nuk do të heqim dorë deri në momentet e fundit të fazës së play-off-it. Të gjithë jemi besimplotë se do t'ia dalim.”


Në Pogradec, edhe tifozëria është shumë e lidhur me ekipin, ku ka një numër të konsiderueshëm tifozësh. Kështu, pogradecarët do t'ia dalin së bashku edhe me tifozët.



“KORÇA BOOM”



bottom of page