Histori/ Moment rikthimi i Skënderbeut në elitë…
- May 27, 2024
- 1 min read
Në rrugëtimin e çdo ekipi ka momente të vështira, por edhe të lavdishme.
Kjo ka ndodhur edhe me ekipin e volejbollit për femra. Krahas sukseseve që janë të mëdha, ky ekip ka patur dhe një vit të vështirë. Ka qenë pikërisht viti 1994 kur ky ekip luante në kategorinë e dytë.
Më pas u krijua një brez me vajza të reja dhe me dy rikthime të T. Marashit dhe M. Shahut. Ky ekip, nën drejtimin e trajnerit Mishel Pili, në vitin 1998 është rikthyer në elitë dhe prej atij momenti ka treguar një stabilitet, cilësi dhe nivel, duke ardhur deri në këto vite të lavdishme me fitimin e të gjithë trofeve.
















