top of page

HISTORI E RRALLË / MËSONI si dhe kush e solli Ivan Gvozdenoviç për herë të parë në Shqipëri!

  • Jan 31, 2024
  • 1 min read

Ivan Gvozdenoviç është personazh në futbollin shqiptar. E ka nisur si futbollist, më pas si zv/trajner dhe tashmë me korçarët për më shumë se një vit është trajner i Skënderbeut.

Ai ka luajtur për tre sezone me ekipin korçar, por ai tregon se si kanë qenë kontaktet e para me Shqipërinë.

Sipas tij në një rrëfim mediatik ka treguar se: "Unë luaja në kampionatin grek së bashku me Alban Bushin. Ka qenë ky i fundit që më sugjeroi të vija në Shqipëri.”

Për herë të parë ka luajtur me Tiranën. Gvozdenoviç ka vazhduar më tej:

”Fillimisht jam afruar tek Tirana, ku trajner kisha Sulejman Starovën, por nuk kisha kondicionin e duhur fizik. Pasi kam punuar në atë drejtim jam aktivizuar rregullisht.”

Tashmë Gvozdenoviç ndihet mjaft mirë në Shqipëri dhe ka filluar të flasë shumë mirë edhe gjuhën shqipe.




 
 
bottom of page