Histori: Mundja korçare, krenaria e historisë
- Feb 20, 2025
- 1 min read
Në terrenin e sportit korçar, një vend të rëndësishëm ka zënë edhe mundja korçare, si ajo tradicionale ashtu edhe ajo klasike, duke na sjellë shumë kampionë kombëtarë.
Po ju njohim me këtë foto me këta kampionë dhe liderë, duke filluar nga L. Kreka, A. Kreka, trajneri V. Mandra, R. Simaku, A. Veriga, S. Bicolli, Sh. Babali, A. Muhameti, F. Bylykbashi, E. Damjaneci, B. Jargavani.
Një ekip që, me shumë punë dhe pasion, ka qenë krenaria e djalërisë korçare, për bukurinë dhe forcën që kanë treguar në çdo aktivitet, duke luftuar për titujt e kampionit.
Kujtojmë ato kohë kur ky ekip tërhiqte me dhjetëra sportdashës në çdo aktivitet sportiv që zhvillohej në Korçë, por jo vetëm, duke treguar se Korça është një qytet me histori sportive, edhe në drejtim të këtij sporti burrëror.
We introduce you to this photo with these champions and leaders, starting from L. Kreka, A. Kreka, coach V. Mandra, R. Simaku, A. Veriga, S. Bicolli, Sh. Babali, A. Muhameti, F. Bylykbashi, E. Damjaneci, B. Jargavani.
A team that, through hard work and passion, has been the pride of Korça’s youth, for the beauty and strength they have shown in every activity, fighting for the championship titles.
We remember the times when this team attracted tens of sports enthusiasts to every sports event held in Korça, but not only, showing that Korça is a city with a sports history, even in the field of this manly sport.
“KORÇA BOOM”















