HISTORI / Vasilis Karras e Karamelo 23 vite më parë në Korçë. Ja fotot e koncertit gjigand të Vasilit!
- Dec 26, 2023
- 1 min read
Vasilis Karras, ose si cilësohej ndryshe "Lordi i dashurisë së çmendur" për shkak të tematikës së këngëve të tij, vizitoi Korçën në Qershor të vitit 1999 duke dhënë një koncert madhështor.
I madhi Karras u rikthye përsëri në Korçë më 16 Qershor të vitit 2000 në kontekstin e fushatës elektorale të deputetit të PBDNJ-së, z Ligoraq Karamelo.
Zëri i tij, referuar edhe specialistëve të muzikës ishte i veçantë, i thellë, dramatik, me nuanca elegjiake.
Në këtë koncert, ashtu siç ishte e natyrshme, e gjithë Korça ishte atje.
Mos harrojmë të themi këtu që hyrja ishte e lirë.
Shikoni fotografitë, ndoshta diku mund të jeni dhe ju:


















