top of page

I madhi i humorit Sejfulla Myftari feston sot 73-vjetorin!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 26
  • 3 min read

Sejfulla Myftari (1952). Aktor i humorit. Lindi në Skrapar, më 25 shkurt. Femijërinë e tij e ka kaluar në qytetin e Përmetit. Erdhi në artin e aktrimit nga Lëvizja Amatore. Portreti dhe mimika e tij komike, përdorimi i të folmeve krahinore të Shqipërisë së mesme, aftësia e shndërrimit nga roli në rol, gjetja e një larushie “maskash” nëpërmjet makijazhit, parukeve, veshjeve, objekteve të rekuizitës etj., ishin disa nga cilësitë që e afruan shpejt atë në Estradën e Beratit si aktor profesionist, ku debutoi për rreth 30 vjet. U bë një nga aktorët e mirënjohur të humorit në gjithë Shqipërinë ,falë një morie rolesh nga më të ndryshmet ,të luajtura me nur e hijeshi komike në skenë dhe në ekranin e televizorit .

S. Myftari ka shfrytëzuar me mënçuri gjetje e forma shprehëse aktoriale të natyrës së burleskes dhe të groteskut, me deformime, karikaturizimë dhe ekzagjerime komike, veçse duke mbetur përherë i natyrshëm dhe organik në sjelljet dhe gjestet e tij, të cilat kanë një vetjakësi të dallueshme.

Në radhën e roleve përfshihen rëndom tipa fshatarësh dembelë e hileqarë, matrapazë, burra me namuz e huqe të thuketa, hundëlesh, pijanecë, zyrtarë të korruptuar po ashtu njerëz të mprehtë e hokatare popullorë, që dinë të venë në loje të tjerët pa u kuptuar, sikundër janë verejtur në materiale të tilla humoristike, si: “Brigada e dalluar”, “Allo Llushnja”, “Kështu ruhet prona”, “Kryetari i kooperativës”, “Zotime për bujë”, “Në mal” etj.

Ka qenë po aq i suksesshëm edhe në disa filma humoristikë të regjisorit Arian Çuliqi, si: “Fundi i marrëzise”, “Gjithë fajet i ka paraja”, “Dashuri me krisma”, “Borxhliu”, “Një baba tepër”etj. Mban titullin “Artist i Merituar”. Aktori i madh i humorit, Sejfulla Myftari është nderuar nga ish Presidenti i Republikës Bujar Nishani me titullin “Mjeshër i Madh”.

Sejfulla Myftari (1952) – Comedy Actor.

He was born in Skrapar on February 25 and spent his childhood in the city of Përmet. He entered the world of acting through the Amateur Movement. His comedic facial expressions and gestures, the use of Central Albanian dialects, his ability to transform seamlessly from one role to another, and his creative use of makeup, wigs, costumes, and props quickly brought him to the Berat Estrada as a professional actor, where he performed for nearly 30 years.

He became one of Albania’s most renowned comedy actors, thanks to a vast array of roles played with charm and comic elegance on stage and television.

Sejfulla Myftari skillfully employed elements of burlesque and grotesque humor, incorporating distortions, caricatures, and comedic exaggerations while remaining natural and organic in his expressions and movements, which had a distinct personal signature.

His roles often depicted cunning and lazy peasants, swindlers, men with sharp wit and peculiar habits, drunkards, corrupt officials, and sharp-minded, witty characters who knew how to mock others without being noticed. These roles were highlighted in humorous productions such as Brigada e Dalluar, Allo Llushnja, Kështu Ruhet Prona, Kryetari i Kooperativës, Zotime për Bujë, Në Mal, and many others.

He was equally successful in several comedy films directed by Arian Çuliqi, including Fundi i Marrëzisë, Gjithë Fajet i Ka Paraja, Dashuri me Krizma, Borxhliu, and Një Baba Tepër.

He holds the honorary title of “Artist i Merituar” (Merited Artist). The great comedy actor Sejfulla Myftari was also honored by former President of Albania Bujar Nishani with the prestigious title “Mjeshtër i Madh” (Grand Master).

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page