top of page

Ish-futbollisti i Skënderbeut ndahet nga Shkëndija/ Dita: Faleminderit nga zemra për gjithçka KF Shkëndija

  • Jun 8, 2024
  • 1 min read

Ish-futbollisti i Skënderbeut Bruno Dita pas 4 sezonesh me Shkëndijën largohet, duke e bërë publike një gjë të tillë nëpërmjet një statusi të pak momenteve më parë.

Vetë Dita ka dëklaruar:

"Faleminderit nga zemra për gjithçka KF Shkëndija

Falenderim të veçantë për gjithsecilin në klub, për kryesit këto vite, punëtorët, stafin medicinal, trainerët, tifozët e zjarrtë dhe shokët e ekipit.

Faleminderit për respektin qytetar të Tetovës!

Krenar që i shërbeva dhe mbajta veshur fanelën e klubit më të madh në shqiptari për 4 vite."

Ndërkohë që me largimin nga Shkëndija duket se interesimi për Bruno Ditën është i madh nga shumë klube, ku sigurisht që një dëshirë ishte edhe rikthimi te Skënderbeu. Kjo ka pak gjasa që të ndodhë, por gjithsesi shpresa ka.




 
 
bottom of page