Ish- portieri i kombëtares Koço Dinella në ….
- Jun 17, 2024
- 1 min read
Nuk kish se si të ndodhte ndryshe, në Gjermani në ndeshjen e kombëtares sonë, që të mos ishte prezent ai që ka dhënë shumë për këtë ekip. Bëhet fjalë për ikonën e portës korçare Koço Dinellën. Prej vitesh ai jeton në SHBA, por këtë herë nuk ka nguruar aspak për të qënë present në ndeshjen kundër Italisë. Koço Dinella ka zhvilluar mbi 20 ndeshje me fanelën e kombëtares sonë dhe ka qënë një nga pikat e forta në portë. Këtë foto që ju sjellim e ka fiksuar më Ilir Vrenozin, një nga tifozët e zjartë të Skënderbeut dhe kombëtares sonë.
















