top of page

Ishulli i Maligradit është ishulli i dytë më i madh në zonën e Prespës

  • Jul 9, 2024
  • 1 min read

Ishulli i Maligradit është ishulli i dytë më i madh në zonën e Prespës.

Përveç pamjes piktoreske që ofron, ky ishull ka vlera të mëdha historike dhe kulturore.

Në anën perëndimore të ishullit ndodhet kisha e “Shën Marisë”, e cila është një atraksion turistik i rëndësishëm jo vetëm për Parkun Kombëtar të Prespës, por për mbarë rajonin dhe Shqipërinë.

E ndërtuar në shekullin XIV është një nga monumentet më me vlerë të trashëgimisë kulturore. Mbishkrimet që gjenden në këtë kishë i përkasin periudhave të ndryshme të lidhura me historinë e këtij monumenti. Një mbishkrim në faqen jugore, më i hershmi në këtë kishë i përket vitit 1345 dhe fazës së parë të zbukurimit të kësaj kishe me afreske.

Mos humbisni pikturat shkëmbore, të cilat i gjeni shumë afër kishës!

Të bëra me ngjyrë të kuqe me anë të oksidit të hekurit, mendohet se i përkasin një periudhe pararendëse të kishës së “Shën Marisë”.




 
 
bottom of page