top of page

Ja dilema e Gvozdenoviçit ndaj Teutës…!

  • Sep 19, 2023
  • 1 min read

Akoma askush nuk e di me saktësi rreshtimin e skuadrës korçare në ndeshjen ndaj Teutës. Një formacion dhe rreshtim që mbahet sekret nga trajneri dhe nga sa mësohet vetëm dy orë para takimit njëshi i stolit bardhekuq do ta bëjë me dije për mediat.

Akoma nuk dihet me saktësi nëse do të luhet me tre apo me katër mbrojtës. Edhe në stërvitjen e fundit Gvozdenoviç ka punuar për dy vendosjet, ku herë ka aplikuar me katër mbrojtës dhe herë me tre, duke pasur një zhvendosje të Randit në të dy pozicionet.

Ndërkohë që Gvozdenoviç e ka në mendje, kjo mbetet për tu zbuluar ditën e sotme, ku formacioni padiskutim që do të ketë surprizë, sepse në tre javët e para ka ndodhur e njëjta gjë, ku stafi teknik e ka zbuluar vetëm në momentet e fundit.




 
 
bottom of page