Ja formacioni i sotëm i Skënderbeut/ Lexoni 11-të “Ujqërit” që do të jenë sot në fushë ndaj Partizanit…
- Feb 25, 2024
- 1 min read
Sot në orën 17:00 Skënderbeu-Partizani do të jetë përballja e stadiumit “Skënderbeu”, atje ku pritet që në shkallët e stadiumit të ketë një interes vërtet të madh.
Skënderbeu sot pritet të zbresë në fushë me këtë formacion:
Në portë sot do të jetë Marko Alia.
Në mbrojtje do të kemi një rreshtim me katër lojtarë. Në të djathtë do të jetë Kosta Vangjeli. Në qendër do të kemi dyshen Elvis Prençi dhe Marko Ramos. Mbrojtja do të mbyllet në të majtë me Andrea Gerco. Në fakt, Klevis Shaqe është gati, por duke qenë se mungoi në dy përballjet e fundit, do ta nisë nga stoli kështu që në të majtë sërish do të jetë Gerco.
Në mesin e fushës do të kemi katër futbollistë, teksa në rolin e shkatërruesit do të kemi Mario Rabiu. Më pas treshja e mesfushës që do të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit do të jetë me kapitenin Dean Liço, Juri Merlim dhe me Dejvid Janaqi.
Në sulm, dyshja tashmë dihet me Ardit Nikaj dhe Ermir Rashica.
Kjo pritet të jetë 11-shja e sotme në stadiumin “Skënderbeu”, formacion që do të nisë nga minuta e parë, ndërkohë që me skemën 4-4-2 dhe me këta emra futbollistësh Skënderbeu do të vihet përballë Partizanit, për të shënuar një fitore të mundshme, duke qenë se bardhekuqtë ia kanë marrë dorën Partizanit.
















