Ja kur luhet java e 26-të/ Skënderbeu pret Egnatian. Shikoni kalendarin!
- Korca Boom
- Feb 17
- 1 min read
Java e 26 e Kategorisë Superiore kthen në fushë skuadrat e elitës që të premten me sfidat e programuara të ndara në dy ditë nga FSHF.
Ndeshjet e të premtes nisin me një duel shumë interesant mes Dinamos dhe Laçit në orën 15:00, një provë ku do të shihet nëse kurbinasit kanë forcën të tentojnë në javët e mbetura edhe afrimin me “Final Four”. Më pas, në orën 18:00, do të luhen sfidat Partizani-Bylis dhe Vllaznia-Elbasani, ku sidomos ndeshja e dytë ka rëndësi për katërshen e parë.
Të shtunën, të dy ndeshjet janë planifikuar në orën 17:00, teksa Teuta-Tirana është një finale e mirëfilltë për luftën për mbijetesën, ndërsa Skënderbeu i vendit të fundit pret Egnatian kryesuese.
Java 26
21.02.2025
Ora 15:00 Dinamo-Laçi
Ora 18:00 Partizani-Bylis
Ora 18:00 Vllaznia-Elbasani
22.02.2025
Ora 17:00 Teuta-Tirana
Ora 17:00 Skënderbeu – Egnatia
Matchweek 26 of the Kategoria Superiore brings teams back to the field next Friday, with fixtures scheduled over two days by the Albanian Football Federation (FSHF).
Friday’s matches begin with an exciting clash between Dinamo and Laçi at 15:00, a test to see if the visitors have the strength to push for a spot in the Final Four in the remaining weeks. Later, at 18:00, Partizani faces Bylis, while Vllaznia takes on Elbasani, with the latter match being particularly crucial for the top-four race.
On Saturday, both matches are set for 17:00. Teuta vs. Tirana is a do-or-die battle in the fight for survival, while bottom-placed Skënderbeu hosts league leaders Egnatia.
“KORÇA BOOM”