Ja me sa ekipe do të bëhet "Abissnet Superiore! / Mësoni numrin!
- Jan 29, 2024
- 1 min read
“Abissnet Superiore “ duhet të shtohet në numër me ekipe. Tashmë janë 10 ekipe, por kjo formulë është kritikuar edhe nga FIFA dhe kështu Komiteti Ekzekutiv i FSHF do ta marrë në konsideratë dhe ka shumë mundësi që të bëhet me 12 ekipe.
Ka edhe një opsion tjetër që mund edhe të bëhet më 14 ekipe, kjo për faltin se duhet të plotësohet numri i ndeshjeve. Madje shihet edhe si një mundësi për shtrirje të futbollit dhe për të tërhequr edhe më shumë sportdashës në stadium nga ku mund të sigurohen edhe të ardhura më të mëdha.
Gjithsesi kjo duhet të behet sa më shpejt pasi rregullorja e pranon që njoftimi bëhet për çdo ndryshim një vit para.
















