top of page

Ja me çfarë skeme loje do të rreshtohen sot bardhekuqtë

  • Oct 8, 2023
  • 1 min read

Skuadra korçare duket se do t'i qëndrojë besnike atij rreshtimi të javëve të fundit. Një rreshtim që ka dhënë ekulibër në fushën e lojës dhe në rezultat. Kështu rreshtimi i parapëlqyer do të zbatohet me një vendosje fleksibël në dy fazat e lojës.

Një rreshtim 3-5-2 në momentet që skuadra është në kontroll me topin, pra në sulm dhe me një vendosje 5-3-2 kur është në mbrojtje. Por edhe tre mesfushorët tek korçarët janë shumë aktivë në veprimet e mbrojtjes.

Vija sulmuese shpeshherë qëndron në pozitat e pritjes edhe të ndonjë kundërsulmi të shpejtë.




 
 
bottom of page