Ja si të gjithë duhet të kontribuojmë për këtë Skënderbe?
- Sep 4, 2023
- 1 min read
Të ndjekësh një ndeshje futbolli nuk është ndonjë kosto e madhe, sepse gjithkush nuk kursen 200 apo 300 lek për të qenë në stadium. Të përjetosh emocion është kënaqësia e futbollit, por të ardhurat që krijohen shërbejnë për gjendjen ekonomike të klubit.
Në Korçë kjo duket se po funksionon, sepse në ndeshjen ndaj Dinamos kanë qënë 3000 sportdashës dhe vetëm nga një llogari e thjeshtë, e shumëzuar me 300 lekë bileta shuma është e qartë 900.000 lekë.
Natyrisht që ka edhe shpenzime si: pagesa e energjisë elektrike, punonjësit e sigurisë etj. Gjithsesi, kjo ndihmon disi në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe të gjithë ndihen si një pjesë e familjes së madhe.
















