Ja si është ndarë tifozëria në Korçë…
- Jun 15, 2024
- 1 min read
Një kampionat i këtyre përmasave siç është europiani, natyrisht që ka bërë edhe tifozët të jenë me ekipet e zemrës. Për të gjithë shqiptarët tifo bëhet për Shqipërinë. Por më pas fillon dhe ndarja edhe pse nuk mund të flasim me statistika
Në Korçë ka më shumë tifozë me Gjermaninë, Hollandën dhe Anglinë, më pak me Italinë, Francën apo Kroacinë. Natyrisht që ka edhe me ekipet e tjera, por në një përqindje më të vogël.
Në çdo shesh apo lokal ku ka ekrane të mëdhenj, të gjithë tifozëritë janë bashkë dhe kjo është një shenjë që futbolli na bashkon.
Ka edhe tifozë që janë me Brazilin apo Argjentinën. Ata janë më komodë sepse i ndjekin ndeshjet me më pak ankth dhe stres dhe natyrisht që vendosen edhe ata tek ndonjë ekip tjetër.
















