Ja çfarë e pret Ivan Gvozdenoviçin në qoftë se…
- May 27, 2024
- 1 min read
Ekipi korçar është mbërthyer nga ethet e merkatos në dalje. Janë shumë futbollistë që tashmë kanë edhe kërkesat zyrtare mbi tavolinën e presidentit Ardjan Takaj.
Në qoftë se, të paktën siç po flitet, mund të iki mbi 50% e formacionit bazë, atëherë trajnerit Ivan Gvozdenoviç i del përpara një detyrë shumë e madhe, pasi duhet të fillojë riformatimin e ekipit të ri, natyrisht me mbështetjen e presidencës korçare.
Kjo gjë sigurisht që do kohën e vet dhe nga sa mësohet korçarët duket se do të punojnë për afrime të reja.
















