Ja çfarë ka bërë Skënderbeu në stërvitje…
- Sep 21, 2023
- 1 min read
Në seaNcën stërvitore të djeshme ajo që të binte në sy ishte fakti se në pjesën themelore, trajneri Gvozdenoviç dhe stafi i tij kishin një program më të detajuar, për sulmin.
Pothuajse e gjithë taktika ishte për bashkërendim veprimesh mes sulmuesve. Gjithçka niste nga mesfusha dhe më pas sulmuesit bashkërendonin veprimet, ku kërkesa e trajnerit ishte për elementë kombinativë në zonë dhe gjuajtjet nga pozicione të ndryshme.
Ndërkohë që zv/trajneri Gentjan Liço ka punuar shumë me repartin e mbrojtjes. Më pas janë bashkuar grupet në një minilojë.
















