top of page

Ja çfarë ndodh me Skënderbeun 3 ditë para Laçit…

  • Oct 5, 2023
  • 1 min read

Me përjashtim të Shaqes, të skualifikuar për shkak të kartonëve, tek korçarët nuk ka asnjë mungesë. Ajo ç'ka është e rëndësishme lidhet me dëmtimet. Këtë sezon korçarët duket se janë në rrugën e duhur në lidhje me infermierinë.

Madje duket se edhe dëmtimet muskulore nuk ekzistojnë dhe kjo flet për një punë të mirë të stafit të përgatitjes fizike. Pra, kjo tregon se sa të domosdoshëm janë përgatitësit e anës fizike.

Kanë kaluar jo pak, por shtatë javë dhe korçarët të vetmin dëmtim kishin me Ramosin, por edhe ai është aktivizuar që në ndeshjen e kaluar.




 
 
bottom of page