top of page

Ja çfarë nuk kanë harruar korçarët dje në stërvitje

  • Jul 16, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_da1398749913486f81f4007841a2fa46mv2-1.jpg Stërvitjet e fundit para çdo ndeshjeje kanë specifikat e veta. Natyrisht është momenti kur edhe fiksohet përfundimisht formacioni i ekipit. Këtë ka bërë edhe Gvozdenoviç, madje ka kërkuar nëpërmjet lojës së reduktuar të fiksojë edhe mënyrën e saj.Në fund të seancës, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe fakti se disa futbollistë kanë punuar për ekzekutimin e penalltive, ku natyrisht kishte edhe nota humori mes sulmuesve dhe portierëve, atje ku gjithkush donte të fitonte. Goditjet standarde nga këndorja, por edhe në pozicione të ndryshe zunë një vend të rëndësishëm. Në fund të gjithë i janë gëzuar një dite shumë të mirë stërvitore që ka kalur më së miri.

 
 
bottom of page