Ja çfarë pritet nga sulmuesit e Skënderbeut
- Oct 25, 2023
- 1 min read
Në futboll dihet se loja sulmuese e ekipit të çon tek shënimi i golit, por edhe roli i individit është shumë përcaktues.
Tek Skënderbeu si titullarë në shumë ndeshje kemi Nikajn dhe Rashicën. Edhe pse Nikaj ka shënuar dhe Rashica ka fituar edhe penallti, duket se kjo situatë duhet të ndryshojë për më mirë.
Të dy këta futbollistë duhet të jenë më bashkëveprues, më të çliruar në lojë dhe të finalizojnë sulmet e tyre.
Golat e paktë të shënuar tregojnë se diçka çalon dhe kjo duhet ndrequr, pasi faza e dytë e kampionatit nuk është larg. Skënderbeut i duhen gola të shënuar të cilët përkthehen në pikë dhe pikët në vend të sigurt në tabelën e klasifikimit.
















