Ja çfarë është vënë re në stërvitjen e korçarëve…
- Aug 29, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/111111111111111.jpg
Nuk është hera e parë që për Skënderbeun kemi folur për një tipar dallues që është korrektësia në stërvitje në çdo drejtim. Një korrektësi që fillon nga momenti i mbërritjes së futbollistëve dhe orari stërvitor.
Po të ndjekësh seancat e korçarëve është ora fikse e planifikuar nga trajneri dhe nuk ka asnjë vonesë. Gjatë ditës, në seancën e fundit stërvitore, shpeshherë është parë që trajneri Gvozdenoviç motivon edhe më shumë të tijtë në formën e garës.
Jo vetëm në vrapime, por edhe në lojën taktike që zhvillon atje, më shumë e ka me sulmuesit për t’i nxitur, se cili do të shënonjë më shumë. Duke qenë një ekip shumë kompakt, nuk mungojnë edhe notat e humorit.















