JAVA 17 / Afrohet ndeshja e fundit e vitit për Skënderbeun në Korçë. Ja ndeshjet e kësaj jave!
- Dec 14, 2023
- 1 min read
Edhe dy ditë të tjera na ndajnë nga starti i kësaj jave, pasi java e 17-të do të luhet këtë fundjavë. FSHF e ka ndarë këtë javë sërish në dy ditë, ndërkohë që Skënderbeu nga ana e vet do të presë kurbinasit ditën e diel në stadiumin “Skënderbeu” takim që do të startojë në orën 17:00.
Duke filluar me të shtunën e 16 dhjetorit ku luhen dy ndeshjet e para, teksa Kukësi do të presë Partizanin në përballjen hapëse të javës së 17-të dhe Dinamo pret në Durrës, Egnatian.
Më pas ditën e diel do të luhen edhe tri takimet përmbyllëse. Dy ndeshje në orën 13:30, janë ato mes Tiranës dhe Vllaznisë dhe Erzenit që pret Teutën.
Më pas në orën 17:00 të së dielës së 17 dhjetorit do të jetë edhe përballja përmbyllëse e kësaj jave, teksa Skënderbeu do të presë në shtëpi Laçin, që njëkohësisht është edhe ndeshja e fundit për këtë vit e Skënderbeut në shtëpi.
Më poshtë ju sjellim edhe ndeshjet e kësaj jave të 17-të:
16 dhjetor 2023 (E SHTUNË)
Ora 13:30 Kukësi-Partizani
Ora 17:00 Dinamo-Egnatia
17 dhjetor 2023 (E DIEL)
Ora 13:30 Tirana-Vllaznia
Ora 13:30 Erzeni-Teuta
Ora 17:00 Skënderbeu-Laçi

















