top of page

Java e 10-të në dy ditë, ja kur luhet Skënderbeu-Egnatia

  • Oct 24, 2023
  • 1 min read

Me përfundimin e fazës së parë dhe njëkohësisht javës së 9-të të superligës e cila u mbyll pak momente më parë, tashmë është zbardhur edhe kalendari i javës së 10-të, teksa do të luhet në dy ditë.

Të premten dhe të shtunën, pra në datat 27 dhe 28 tetor, do të luhen të pesë përballjet e kësaj jave, ndërkohë që të premten do të luhen dy përballje dhe të shtunën tri të tjerat.

Ditën e premte Kukësi-Vllaznia është çifti i parë i kësaj jave, takim që do të startojë në orën 14:00. Po të premten do të luhet edhe ndeshja tjetër Erzeni-Laçi, takim që do të startojë në orën 17:00.

Më pas ditën e shtunë do të luhen edhe tri ndeshjet e tjera të kësaj jave, teksa në orën 14:00 Tirana do të presë Dinamon. Më pas në orën 17:00 do të luhen dy ndeshjet e tjera, ku Skënderbeu do të presë Egnatian dhe Teuta pret Partizanin.

Më poshtë po sjellim grafikisht edhe tabelën me ndeshjet dhe oraret e javës së 10-të të superligës.




 
 
bottom of page