top of page

Java e 18-të e “Abissnet Superiore”/ Ja kur luhen të 5 çiftet dhe Skënderbeu-Bylis!

  • Dec 11, 2024
  • 2 min read

Java e 18-të e “Abissnet Superiore” do të luhet e ndarë në dy ditë këtë fundjavë, teksa të shtunën më 14 dhjetor dhe të dielën e 15 dhjetorit janë dy ditët që kanë planifikuar edhe 5 çiftet e kësaj javë që pritet të jetë vërtet interesante.

Të shtunën e 14 dhjetorit do të luhen 3 ndeshjet e para ku java do të nisë me ndeshjen e parë në Shkodër, ku në orën 16:00 Vllaznia do të presë Laçin. Po në të njëjtën orë do të luhet edhe derbi i kryeqytetit, ku Dinamo këtë herë do të presë Tiranën. Dita e parë, pra e shtuna do të mbyllet me ndeshjen e kryeqytetit, ku në orën 19:00 Partizani do të presë në shtëpi Elbasanin.

Pas ndeshjeve të ditës së parë e diela sjell po dy sfida të tjera interesante që do të jenë të fundit për javën e 18-të. Të dy ndeshjet do të luhen në të njëjtën orë, pra më 16:30. Së pari në Durrës, Teuta do të presë Egnatian kryesuese dhe në Korçë Skënderbeu vendas do të presë Bylisin. Ndeshja mes Skënderbeut dhe Bylisit mund të cilësohet edhe derbi i fundtabelës, pasi të dy ekipet ndodhen në vendin e 9-të dhe të 10-të, ndërkohë që Skënderbeu luan për “jetë a vdekje” dhe u bën punë vetëm fitorja ndaj ballshiotëve.

Më poshtë sjellim edhe kalendarin e plotë të kësaj jave të 18-të:

Java e 18-të e “Abissnet Superiore”

14 dhjetor (E Shtunë)

Vllaznia – Laçi, ora 16:00

Dinamo – Tirana, ora 16:00

Partizani – Elbasani, ora 19:00

15 dhjetor (E Diel)

Teuta – Egnatia, ora 16:30

Skënderbeu – Bylis, ora 16:30

The matches of Week 18 in the “Abissnet Superiore” league will be played and divided across two days this weekend, with Saturday, December 14, and Sunday, December 15, being the planned dates for the five fixtures of this week, which are expected to be truly interesting.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page