JAVA E 22-të / Shikoni renditjen pas 3 ndeshjeve të para. Skënderbeu tani 6 pikë larg fundit, 1 pikë larg vendit të 5-të!
- Feb 3, 2024
- 1 min read
Skënderbeu nuk është se ndryshoi pozicione në renditje pas humbjes që pësoi në Durrës pasditen e sotme, por nëse do të kishte dalë me pikë, do të qëndronte më i qetë në vazhdim.
Gjithsesi, sot janë luajtur 3 ndeshjet e javës së 22-të dhe rezultati më i thellë ishte fitorja e Teutës ndaj Skënderbeut 3-0.
Tirana fitoi në transfertën e Kukësit, fitore që erdhi me përmbysje, ndërkohë që derbi i kreut Partizani-Egnatia u mbyll në barazimin 1-1.
Me këto tri ndeshje është mbyllur dita e sotme, ndërkohë që mbeten nesër edhe dy ndeshje të tjera, Erzeni-Dinamo dhe Laçi-Vllaznia.
Më poshtë po sjellim edhe renditjen provizore, teksa Skënderbeu qëndron në vendin e 7-të me 25 pikë dhe tashmë në fund të tabelës është Kukësi me 19 pikë.
Superliga java e 22-të
03.02.2024 (SOT)
Ora 13:30 Kukësi-Tirana 2-3
Ora 16:00 Partizani-Egnatia 1-1
Ora 16:00 Teuta-Skënderbeu 3-0
04.02.2024 (NESËR)
Ora 13:30 Erzeni-Dinamo
Ora 13:30 Laçi-Vllaznia
















