top of page

Java e 35-të vjen pas 48 orësh/ Ja kalendari dhe kur luhet Skënderbeu-Laçi!

  • May 6, 2024
  • 1 min read

Skënderbeu humbi në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit dhe fatmirësisht edhe Dinamo, gjithashtu edhe Tirana. Tri ekipet që luftojnë për katërshen e parë kanë humbur përballjet e tyre.

Kjo do të thotë se Skënderbeu renditet sërish në vendin e pestë me pikë të barabarta me Dinamon dhe 1 pikë më shumë se Tirana.

Edhe 180 minuta nga fundi i këtij sezoni dhe akoma Skënderbeu ka shpresë për një vend në Final Four, ndërkohë që ndeshjet e javës së 35-të luhen shumë shpejt.

Ditën e mërkurë në orën 16:00 luhen të gjitha takimet e kësaj jave dhe bardhekuqtë nuk kanë kohë të “qajnë” humbjen e fundit dnaj Partizanit.

 

Më poshtë kalendari i plotë:

Abissnet Superiore / Java 35

Kukësi – Partizani                              08.05.2024                        16:00

Skënderbeu – Laçi                           08.05.2024                         16:00

Tirana – Vllaznia                               08.05.2024                          16:00

Dinamo City – Egnatia                     08.05.2024                          16:00

Erzeni – Teuta                                   08.05.2024                          16:00




 
 
bottom of page