JAVA E TRETË/ Skënderbeu fitorja e parë e superligës. Sot luhen dy ndeshjet e fundit
- Sep 1, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/pjesa-e-pare.jpg
Skënderbeu e mbylli muajin gusht në mënyrën më të mirë, teksa në ditën e parë të javës së tretë shënoi fitoren e parë sezonale.
Bardhekuqtë mposhtën mbrëmë në stadiumin “Skënderbeu” Vllazninë 1-0, në një ndeshje ku Skënderbeu për 65 minuta luajti me një futbollist më shumë dhe e meritonte fitoren edhe pse ishte e ngushtë në rezultat.
Po dje në ditën e parë të javës së tretë, kurbinasit barazuan pa gola 0-0 në shtëpi përballë Bylisit dhe në mbrëmje Partizani me trajner të ri mposhti në Durrës Teutën vendase, 2-0.
Ndërkohë që mbrëmë u sfumuan tre ndeshjet e para, kanë mbetur sot për tu luajtur edhe dy ndeshjet e fundit, ku në orën 17:00 Tirana pret Egnatian, në përballjen me të fortë të kësaj jave.
Kjo javë do të ulë siparin në mbrëmjen në orën 20:00 me ndeshjen Dinamo-Elbasani.
Skënderbeu me fitoren e mbrëmshme pret i qetë dy përballjet e sotme dhe renditet provizorisht në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit.
JAVA E TRETË E SUPERLIGËS
DJE 31 GUSHT 2024
LAÇI-BYLIS 0-0
SKËNDERBEU-VLLAZNIA 1-0
TEUTA-PARTIZANI 0-2
SOT 1 SHTATOR 2024
ORA 17:00 TIRANA-EGNATIA
ORA 20:00 DINAMO-ELBASANI















