top of page

Java i shkoi për shtat Skënderbeut…

  • Sep 23, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/460822033_10229633419772333_6669419915544541059_n.jpg

Ishte një javë që i ka shkuar mirë Skënderbeut, kjo së pari se mori vetë tre pikë kundër Laçit dhe e ka ngjitur në renditje.

Kjo falë edhe barazimeve të kësaj javë. Janë tre barazime që nuk i kanë lejuar gjashtë skuadrat të shkëputen nga korçarët, kjo pasi po të kishte fitore të ndonjë nga kjo treshe krijohej një diferencë, kështu kanë barazuar, Dinamo, Elbasani, Teuta, Egnatia, Tirana e Partizani.

Kështu ekipet kanë mrarë nga vetëm një pikë dhe korçarët ndodhen në mesin e artë të renditjes me shumë pak pikë nga ekipet e kreut dhe po ashtu edhe nga fundi.

Gara duket se është mjaft e fortë dhe nuk ka diferenca pikësh të dukshme dhe ndërkohë edhe ekipe të frikshme, pasi duket se të gjitha mund të gabojnë dhe të humbasin në çdo fushë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page