Jo më kot thuhet se ka lot gëzimi dhe lot zhgënjimi/ Kjo ka ndodhur në Korçë
- May 9, 2024
- 1 min read
Në një ndeshje futbolli ka fitues,por ka edhe humbës. Ama në një ndeshje të tillë si ajo në Korçë kishte edhe lot. Kështu vetë Gvozdenoviç e ka pranuar se ka derdhur lot gëzimi kur ka marrë barazimin, por pas golit që pësoi ekipi i tij, kishte edhe lot hidhërimi.
Nga ana tjetër Armando Cungu, trajneri i Laçit në momentin e golit ka derdhur lot gëzimi, por në fund të ndeshjes ka ngelur për disa minuta i vetëm në pankinë dhe sytë e tij ishin mbushur me lot.
Ja pra, bota e futbollit është e magjishme, është e ndjeshme, është emocionuese, por mos harrojmë se trajnerët janë ata që mbajnë një ngarkesë të jashtëzakonshme edhe emocionale.
















