top of page

Jo vetëm nostalgji/ Anesti Kostani, figura e sportit korçar

  • Jul 22, 2024
  • 1 min read

Në qoftë se ka një figurë sportive në Korçë, që vërtet ka lënë gjurmë në sportin korçar është Anesti Kostani. Një qytetar, prind, veprimtar dhe njohës i përkryer i anës menaxheriale, i palodhur për veprimtaritë sportive që janë zhvilluar në Korçë.

Anesti ka qenë një mësues i dalluar i Edukimit Fizik, trajner dhe gjyqtar atletike, që për vite me radhë është dalluar për korrektësinë në punë. Anesti Kostani ka punuar për një periudhë të gjatë në nxjerrjen e talenteve në Atletikë, duke treguar se cilësia do të vijë nëpërmjet një pune shkencore.

Ai së bashku me ekipin e tij ka fituar në disa spartakiada kombëtare, duke nxjerrë kampionë dhe nënkampionë. Ishte i dalluar për të veçuar të spikaturit në sportin e atletikës. Jo vetëm kujtesë, por duhet të vlerësojmë këdo që ka vënë një gur në themelet e sportit korçar.





 
 
bottom of page