Jorgo Pëllumbi, korçari që po mahnit me…
- Dec 21, 2023
- 1 min read
Jorgo Pëllumbi është një talent i dalë nga akademia korçare. Që në moshën 19-të vjeçare është aktivizuar tek korçarët si lojtar titullar. Karriera e tij mori zhvillim falë edhe emrit të ekipit të Skënderbeut. I padiskutushëm në kombëtaren e U-21, por më pas ka bërë edhe lëvizjen e tij jashtë vendit ku ka luajtur dhe vazhdon të luajë tek ekipi i NK Varazdin si një titullar i padiskutushëm në qendër të mbrojtjes.
Pëllumbi tani është 23 vjeç dhe pret edhe hapin e madh për një vend në kombëtare, por deri tani duket se është lënë disi në harresë.
Gjithesi vlera e tij sipas “Transfermarket” është rritur shumë dhe ka shkuar tek 500 mijë euro dhe nuk është pak. Pëllumbi ka para një karrierë në rritje dhe kjo është pozitive.
Suksese!
















