top of page

Ka festë te Skënderbeu, Gresild Lika feston ditëlindjen e …

  • Nov 2, 2023
  • 1 min read

Sot është një ditë e veçantë për Gresild Likën e Skënderbeut. Pikërisht më 2 nëntor, pra sot, Lika mbush 26-vjeç dhe sigurisht që pritet që te Skënderbeu të ketë festë ditën e sotme, sidomos në orët e mbrëmjes.

Duke qenë se Lika është një nga lojtarët që pa diskutim gëzon respekt të madh në qytetin juglindor, pritet që edhe shokët e skuadrës t'i bëjnë surprizë ditën e sotme për këtë ditëlindje, ndërkohë që miqtë e tij më të mirë, në mbrëmje do të jenë të ftuar nga vetë Gresildi.

Edhe pse në fushë nuk i është dhënë shumë mundësia për të luajtur minuta më shumë, Lika mbetet një nga lojtarët e talentuar të këtij Skënderbeu dhe për këtë ditëlindje, sigurisht që pritshmëritë e tij janë edhe më të mëdha, për të luajtur sa më shumë minuta në fushë.

Gëzuar Gresild Lika dhe u bëfsh 100-vjeç! Kjo do të jetë kryefjala e ditës së sotme për sulmuesin e Skënderbeut.

Edhe portali ynë e uron edhe 100 vite të lumtura “ujkun” e Skënderbeut!




 
 
bottom of page