top of page

KALENDARI I JAVËS SË 7-TË: Dy ndeshje sot, dy të hënën dhe një të martën

  • Oct 1, 2023
  • 1 min read

Sot është dita e startit të javës së 7-të të superligës, teksa superliga e kësaj jave është ndarë në 3 ditë. Java e 7-të do të startojë sot me dy ndeshje interesante në Rrogozhinë dhe në Korçë.

Egnatia do të presë Teutën në orën 14:00, ndërkohë që Skënderbeu do të presë në Korçë në orën 16:30 Partizanin.

Për të vijuar më pas nesër me dy takimet e tjera, ku në Kukës vendasit do të presin shijakasit dhe Dinamo City do të presë Vllazninë në mbrëmje.

Kjo javë do të përmbyllet të martën me sfidën e “Selman Stërmasit” Tirana-Laçi.


Ndeshjet e javës së 7-të:

E dielë:

ORA 14:00 Egnatia - Teuta

ORA 16:30 Skënderbeu - Partizani

E hënë:

ORA 14:00 Kukësi - Erzeni

ORA 18:00 Dinamo - Vllaznia

E martë:

ORA 14:00 Tirana - Laçi




 
 
bottom of page