KALENDARI i Skënderbeut “zjarr” me 5 ndeshjet e radhës. Mesatarja 1 ndeshje në 4 ditë
- Jan 2, 2024
- 1 min read
Viti i Ri 2024 duket se do të fillojë “zjarr” me ndeshje për Skënderbeun. Duket se vetëm pak ditë kohë do të ketë Skënderbeu për t'u përgatitur për kalendarin e ngjeshur me ndeshje.
Ka qenë portali “Korça Boom” që ka bërë të ditur qysh në ditët e fundit të vitit të kaluar kalendarin e ndeshjeve nga 13 janari deri më 3 shkurt.
Pra, janë 21 ditë ndeshje me ngarkesë të lartë, ku Skënderbeu do të luajë 5 takime dhe më e veçanta është se 4 prej tyre i luan në shtëpi dhe 1 në transfertë.
Madje 4 janë për kampionat dhe një për Kupën e Shqiprisë. Më poshtë po sjellim edhe ndeshjet e Skënderbeut, ndërkohë që skuadra korçare duket se ka një short më shumë se të vështirë që në start dhe kjo sigurisht bën që takimet të vlerësohen maksimalisht.
Më poshtë kalendari i Skënderbeut, 5 ndeshjet e radhës:
JAVA 19 Egnatia-Skënderbeu 13.01.2024 13:30
JAVA 20 Skënderbeu-Dinamo 20.01.2024 17:00
KUPA Teuta-Skënderbeu 24.01.2024 17:00
JAVA 21 Tirana-Skënderbeu 28.01.2024 17:00
JAVA 22 Teuta-Skënderbeu 03.02.2024 17:00
















