top of page

KAPITENI Dean Liço tregon për të ardhmen e tij. Zbuloni ku do të luajë!

  • Mar 21, 2024
  • 1 min read

Në qoftë se ka një futbollist që cilësohet nga të gjithë specialistët si mesfushori më i mirë i superligës, ai është Dean Liço i Skënderbeut. Një talent i shkollës korçare që tani është rritur shumë dhe ka ardhur momenti që të bëjë edhe hapin e madh në karrierë.

I pyetur se ku do të dëshironte të luante, ai ka deklaruar: "Për momentin jam i fokusuar tek Skënderbeu dhe për këtë ekip po mendoj. Në të ardhmen dua të luaj në Itali, pasi kjo është ëndrra ime e cila shpresoj të realizohet."

Në fakt për Dean Liçon ka pasur edhe oferta, si nga ekipet e kampionatit shqiptar ashtu edhe jashtë.

Për këtë gjë Deani deklaron: "Po, ka pasur oferta, por nuk mund të them emra konkretë. Gjithçka do të shikohet në vazhdimësi, në bashkëpunim me klubin."

Ka shumë mundësi që kapiteni i korçarëve të fillojë një aventurë të re futbollistike dhe kjo me ekipe jashtë Shqipërisë.






 
 
bottom of page