KAPITENIA e Skënderbeut Elena Bego urim dhe kartolinë për festat me volejbollistet e ardhshme
- Dec 25, 2023
- 1 min read
Në këto ditë festash urimet janë vërtet të shumta, ndërkohë që kapitenia e Skënderbeut në volejboll për femra, Elena Bego, ka zgjedhur të bëjë një urim më shumë se special me këtë foto duke e quajtur kartolinë me grupin e vajzave të ardhshme të volejbollit.
Pa diskutim që ky urim vjen për këtë grup që nesër pse jo dikush prej tyre të ketë edhe shiritin e kapitenes.
Në këtë urim, Bego shkruan: “Edhe pse jemi më shumë se kaq sesa në këtë foto, dua t’ju uroj: Gëzuar Festat!
Jam shumë e lumtur që punoj me Ju dhe rritemi çdo ditë së bashku! Faleminderit për dashurinë pa kushte që me jepni çdo ditë! Ju kam xhan shumë të gjithëve!”
Vërtet një urim më shumë se special për këtë grup dhe urim prej kapiteneje, e cila po e udhëheq drejt trofeve Skënderbeun në volejboll për femra.
Gëzuar!
















