KATEGORIA E DYTË / Java e “derbit” Devolli-Maliqi. Sa shumë adrenalinë!
- Nov 8, 2023
- 1 min read
Këtë fundjavë në kategorinë e dytë do të luhet derbi i Prefekturës së Korçës. Ekipi i Devollit do të presë në shtëpi Maliqin. Një ndeshje për t'u ndjekur për vetë atë që ekipet do te japin në fushën e lojës.
Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas humbjeve nga java e kaluar dhe kërrkojnë pikët maksimale. Devollinjtë janë të etur për pikë, pasi duan që të mos shkëputen nga kreu, ndërkohë që maliqarët kërkojnë pikë për t'u larguar nga fundi i tabelës.
Disa futbollistë që sezonin e kaluar luanin për Devollin, kanë veshur fanelën e maliqarëve, ashtu si disa maliqarë janë në radhët e devollinjve.
Pritet të jetë një ndeshje ku rivaliteti do të jetë i madh, por devollinjtë kanë faktorin fushë që flet për ta. Gjithsesi në një ndeshje të tillë lufta sportive në këto kushte do të jetë e madhe.
















