KATEGORIA E DYTË: Java e derbit të Prefekturës / Ja kur luhet Devolli-Pogradeci
- Nov 30, 2023
- 1 min read
Kategoria e dytë prodhon këtë javë një ndeshje që është për t'u ndjekur. Të diel në Bilisht, ekipi i Devollit do të presë ekipin e Pogradecit në derbin e Prefekturës.
Dy ekipe që realisht janë nga më të mirat e kësaj kategorie. Të dy ekipet luftojnë për të qenë mes ekipeve të kreut dhe liqenorët janë në ndjekje të Luftëtarit, ekip që është 2 pikë mbi liqenorët.
Por edhe devollinjtë edhe pse kanë diferencë prej pesë pikësh nga Pogradeci kërkojnë të afrohen dhe kështu kanë një mundësi të artë teksa lujnë në fushën e tyre. Kjo përballje mbart emocion edhe për faktin se disa futbollistë të Pogradecit në sezonin e kaluar ishin pjesë e devollinjve.
Të dy ekipet kanë shfaqur hapur ambiciet për të marrë 3 pikë dhe kjo është normale. Të diel në Devoll, ora 13:30 ndeshja Devolli- Pogradeci, një mundësi e mirë për të mos e humbur në shkallët e stadiumit.
JAVA 9 Grupi B
Delvina-Butrinti
Devolli-Pogradeci
Luftëtari-Oriku
Turbina-Maliqi
Këlcyra-Shkumbini
















