Kisha e Shën Triadës në fshatin Tudas
- Aug 28, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/457247971_1876485389507654_5921499765407109851_n.jpg
Kisha e Shën Triadës ndodhet në fshatin Tudas. Është ndërtuar rrëzë shkëmbit ‘’Tudas’’ të emëruar sipas fshatit ku ndodhet. Kjo kishë është ndërtuar në shekullin e XV nga Ana e bija e sundimtarit të Gjirokastrës, Gjin Zenevishtit, e ëma e Gjin Muzakës dhe gruaja e dytë e Andre Muzakës. Kisha e Shën Triadës njihet për vlerat e saj historike dhe arkitekturore dhe është një shembull i stilit të artit dhe arkitekturës bizantine në Shqipëri asokohe.















