Kjo e shtunë e 9 marsit mësim/ Do të zëvendësohet pushimi i 27 nëntorit 2023
- Mar 5, 2024
- 1 min read
Kjo e shtunë e 9 marsit do të jetë ditë shkolle për të gjitha shkollat e vendit tonë, pra edhe për rrethin e Korçës në të gjitha nivelet.
Ka qenë Ministria e Arsimit që ka marrë këtë vendim për të zëvendësuar pushimin që u bë në datën 27 nëntor të vitit të kaluar. Kujtojmë që 27 nëntori u bë pushim, për shkak se e marta dhe e mërkura e 28 dhe 29 nëntorit ishte pushim zyrtar.
Vendimi u mor sot nga Ministria e Arsimit dhe mban firmën e Sekretarit të Pëgjithshëm, Ezen Tola.
Ndërkohë që të gjitha shkollat do të jenë të hapura këtë të shtunë të 9 marsit, nuk dihet ende nëse do ta kenë ditë pune administrata e cila nga ana e vet më 27 nëntor e bëri pushim.
















