top of page

Klubi Rotari i Korçës shpërndan bursa studimi për studentët në nevojë të Universitetit "Fan S. Noli"

  • Jun 26, 2024
  • 1 min read

Është bërë tashmë traditë që Klubi Rotari i Korçës shpërndan bursa për studentët e Universitetit “Fan S. Noli”, të cilët kanë rezultate të larta, por që janë edhe në vështirësi ekonomike.

Sot, Klubi Rotari i Korçës shpërndau bursa për 8 studentë, (2 nga çdo fakultet) të cilët kanë arritje të mira akademike, por janë edhe në vështirësi ekonomike.

Presidenti i Klubit Rotari të Korçë, z. Artur Balli i shoqëruar edhe nga anëtarë të tjerë të këtij Klubi u pritën në një takim nga drejtues të UNIKO, ku u vlerësua bashkëpunimi i hershëm dhe i suksesshëm midis Klubit Rotari të Korçës dhe Universitetit “Fan S. Noli”.

“Kjo ndihmë modeste le të jetë një motivim për këta studentë për t`i nxitur ata të ecin përpara, duke iu referuar edhe sloganit të Rotarit për këtë vit: “Të krijojmë shpresën kudo në botë”.

Falënderime për këtë vlerësim dhe mbështetje shprehën edhe studentët përfitues, të cilët e shohin këtë si një motivim për arritje të mëtejshme, për t`u bërë nesër profesionistë të suksesshëm në çdo sektor ku do të punojnë.






 
 
bottom of page