top of page

Klubi “Skënderbeu” thirrje tifozëve: Me Teutën bashkë ia dalim!

  • Jan 25, 2025
  • 2 min read

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme dhe pikërisht një ditë përpara ndeshjes së nesërme ndaj Teutës e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore” klubi “Skënderbeu” nëpërmjet faqes së vet zyrtare u bën thirrje të gjithë tifozëve që nesër të jenë të pranishëm sa më të shumtë në stadium, pasi është momenti me delikat që skuadra ka nevojë për ta.

Nesër (të shtunën) në orën 16:30 Skënderbeu-Teuta është cilësuar si ndeshja për “jetë a vdekje” për Skënderbeun dhe sigurisht që një fitore nesër do të ngjallte shpresat e Skënderbeut për të qëndruar në superligë, prandaj edhe klubi i fton tifozët që të jenë në mbështetje të ekipit të tyre te zemrës.

Ja dhe njoftimi më i fundit i klubit “Skënderbeu”:

Ky është momenti që skuadra ka nevojë për mbështetjen tuaj më shumë se kurrë. Ky është momenti që të tregojmë dashurinë për ngjyrat dhe të mbështesim ujqërit në periudhën më të rëndësishme të sezonit.

Nesër të gjitha rrugët na çojnë në Strofull!

Bashkë më të fortë! Bashkë ia dalim!

In the late hours of this evening, and exactly one day before tomorrow’s match against Teuta, which is valid for the 22nd round of the “Abissnet Superiore”, the “Skënderbeu” club, through its official page, is calling on all fans to be present in the stadium tomorrow, as this is the most delicate moment when the team needs them.

Tomorrow (Saturday) at 16:30, the Skënderbeu-Teuta match is considered a “do or die” game for Skënderbeu, and certainly, a win tomorrow would rekindle Skënderbeu’s hopes of staying in the Superliga. Therefore, the club is urging fans to support their team with all their hearts.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page