Kolegjiumi i gjyqtarëve të Korçës dhe dy kapitenët e U-15
- Oct 15, 2023
- 1 min read
Është bërë e modës tashmë që gjyqtarët pas ndeshjeve publikojnë edhe fotot e para fillimit të një ndeshjeje.
Kjo ka ndodhur edhe dje, teksa gjyqtari Jetmir Potka i kolegjiumit të arbitrimit në Korçës ka publikuar këtë foto që shikoni më poshtë përpara fillimit të ndeshjes Skënderbeu-Partizani për U-15. Kjo foto është shkrepur dje në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”.
Jetmir Potka dhe më pas gjyqtarët Sh. Shamolli dhe F. Mollaymeri, ndërkohë që delegat i këtij takimi ka qenë Roland Paramoni.
Në këtë shkrepje nuk mungojnë as dy kapitenët e ekipeve të U-15, ai i Skënderbeut dhe i Partizanit.
Kujtojmë që dje Skënderbeu është mposhtur 2-4 nga të kuqtë në një ndeshje dramatike dhe të bukur, por as loja e mirë nuk mjafton, pasi Partizani u tregua më i saktë sidomos në fundin e ndeshjes.
















