top of page

Kompania Heatrex, sponsor i Kombëtares shqiptare për “EURO 2024”

  • Jun 12, 2024
  • 1 min read

Edhe pak ditë nga debutimi i Kombëtares shqiptare në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” dhe FSHF ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë Heatrex për të mbështetur kuqezinjtë në këtë rrugëtim.

Kjo kompani do të jetë sponsor i Kombëtares shqiptare gjatë Kampionatit Europian “Gjermani 2024” dhe ky partneritet i ri vjen si një mbështetje dhe promovim për vlerat e futbollit shqiptar gjatë “Euro 2024”.

Heatrex i bashkohet kështu partnerëve të Kombëtares në pjesëmarrjen e dytë në një turne madhor kontinental. Heatrix që është një kompani e specializuar për pompat e nxehtësisë dhe industrinë fotovoltaike në Ballkan dhe më gjerë, i shtohet gamës së gjerë të sponsorave që mbështesin FSHF për të kontribuar dhe zhvilluar futbollin në Shqipëri.



 
 
bottom of page