top of page

Kompletohet porta e korçarëve, njihuni me gardianët…

  • Jul 9, 2024
  • 1 min read

Tashmë mund të thuhet se porta e skuadrës korçare është e kompletuar. Në stërvitjen e ditës së djeshme, nën drejtimin e trajnerit Erion Llapanji ishin prezent katër portierë.

Kështu Marko Alia nga sezoni i kaluar do të jetë siguria edhe për këtë sezon, bashkë më të edhe talenti Amarildo Dervishaj i cili do të vazhdojë të mbrojë dy porta, duke qënë pjesë e organikës tek të rriturit dhe do të luajë me U-19. Zëvendësi i Aliajt do të jetë afrimi më i ri, Kristian Roku që vejn nga ekipi i Kukësit.

Në këtë grup ishte edhe Elior Dermirsha që edhe ai do të jetë më U-19 e korçarëve. Kështu për çdo situatë porta është tashmë e kompletuar dhe stafi është i qetë edhe në këtë drejtim.




 
 
bottom of page