top of page

Konfirmohet miqësorja e parë/ Skënderbeu me Devollin ditën e …

  • Sep 3, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/devolli-miqesore.jpg

Tashmë kanë filluar të konfirmohen edhe miqësoret që ekipet do të zhvillojnë gjatë këtyre ditëve që ka ndërprerje të kampionatit.

Është mësuar se Skënderbeu do të udhëtojë drejt Bilishtit, ku do të ndeshet me ekipin e Devollit. Zyrtarisht është mësuar se ky takim do të luhet ditën e premte në orën 16:00. Kështu korçarët do të kenë mundësinë të testojnë dhe t’u japin minuta loje shumë futbollistëve.

Ndërkohë që Devolli është drejt konsolidimit të plotë për të qenë gati ditën e hapjes së sezonit futbollistik, për ta natyrisht pritshmëritë janë të mëdha në këtë sezon.

 
 
bottom of page