top of page

Konfirmohet prezenca e mbrojtësit kundër Teutës, ja kur do të luajë

  • Nov 20, 2023
  • 1 min read

Korçarët i ka shqetësuar për pak kohë mungesa e Uçes dhe e Shaqes, dy futbollistë të dëmtuar. Për fatin e mirë kishte një periudhë ndërprerjeje, ç'ka u dha mundësinë për rikuperim.

Për Uçen nuk ka qenë kohë e majftusheme, kështu që do të vazhdojë të qëndrojë disi i veçuar. Ndërkohë lajmi i mirë vjen për mbrojtësin Shaqe, i cili në këtë fundjavë do të jetë gati nën urdhërat e trajnerit Gvozdenoviç.

Ai ka deklaruar: "Shaqe është i rikuperuar dhe shpresoj të marrë gjendjen shumë shpejt."

Por nuk dihet me saktësi nëse do të jetë apo jo pjesë e formacionit, nëse do ta nisë lojën nga minuta e parë apo edhe këtë javë do të jetë një alternativë në varësi të situatave të lojës.




 
 
bottom of page