top of page

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit në Kosovë, 30 vjeçari sapo ishte kthyer nga Afrika

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 27, 2024
  • 1 min read

Kosovë- Instituti kombëtar i shëndetësisë publike njoftoi se ditën e djeshme është konfirmuar një rast i infektimit me linë e majmunëve.

I infektuari sapo ishte kthyer nga Afrika Perëndimore ku kishte udhëtuar së fundmi.

“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje. Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftim.

IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.

Pavarësisht thirrjes për vigjilencë instituti thotë se nuk ka vend për panik.

Kosovo – The National Institute of Public Health announced that yesterday a case of monkeypox infection was confirmed.

The infected individual had just returned from West Africa, where he had recently traveled.

“The case is a male (30 years old), a citizen of the Republic of Kosovo, who was hospitalized at the Infectious Diseases Clinic/QKUK on 24.12.2024, after returning from a country in West Africa, with symptoms such as fever, chills, skin changes, on the face, hands, and itching. The patient is in stable health condition,” the announcement states.

“KORÇA BOOM”

bottom of page